Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sot moti me vranësira, në zona të caktuara edhe rrebeshe shiu

Gazeta10
04 January 2024 - 8:17

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira, duke u pasuar menjëherë nga të reshurat.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.