
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës rreth orës 17:00, ku një veturë e ka goditur një biçiklist.
Lajmin për gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje . Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Tutje, Ahmeti theksoi se aktualisht policia e ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit. /Gazeta10/