
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të bëjnë sot betimin, duke nisur zyrtarisht ushtrimin e mandatit të tyre.
Ceremonia do të mbahet nga ora 11:00 në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së do të bëhet para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.