Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

20 vatra zjarri në Shqipëri, 7 ende aktive – angazhohen 284 forca dhe 2 helikopterë

Gazeta10
30 August 2026 - 23:37

Një total prej 20 vatrash zjarri janë raportuar në Shqipëri deri në orën 20:00 të së dielës, 30 gusht.

Shtatë prej tyre mbeten aktive, ndërsa tri të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 284 forca operacionale, 33 automjete zjarrfikëse, 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore janë në qarqet e Tiranës, Dibrës, Korçës dhe Durrësit. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Në zonën e Dajtit, drejt Qafë-Priskës, po ndërhyhet me zjarrfikës, forca të AdZM-së dhe efektivë ushtarakë, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga një helikopter.

Situata më e ngarkuar paraqitet në qarkun e Dibrës, ku janë angazhuar dhjetëra forca në Vajkal dhe Sllatinë. Vatra aktive ka edhe në Lundre të Matit dhe në Ballenjë të Martaneshit.

Në Qafën e Lugut në Vithkuq, zjarri në sipërfaqe pyjore do të monitorohet gjatë natës për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë, zjarri në Zallë të Fushë-Krujës është vënë nën kontroll, ndërsa vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen nën mbikëqyrje.

Gjatë ditës janë shuar plotësisht zjarret në Strikçan dhe Nivicë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se po e monitoron situatën në të gjithë vendin dhe se forcat mbeten në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.