
Emri i Bekim Sejdiut po qarkullon si një emër konsensual parimisht mes kryetarit të LVV, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Për Bekim Sejdiun ka folr ish-deputeti Ilir Deda, duke e vlerësuar lartë figurën e tij si intelektual dhe person që njeh interesat e Kosovës.
Deda ka thënë se shpreson që emri i Sejdiut nuk po keqpërdoret për lojëra partiake, por do jetë një zgjidhje përfundimtare.
“Bekim Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës, nëse zgjidhet për të parin e vendit. Me integritet të rrallë intelektual, i matur, që e din shumë mirë politikën e jashtme dhe interesat e Kosovës, si dhe mbrojtës i vërtetë i Kushtetutës, me vetëdije e ndjeshmëri për barazinë e grupeve etnike në vend – kishte me e transformu presidencën me urtësinë e domosdoshme. Kosovës i duhet një president i aftë që ta ushtrojë me nder këtë rol, dhe sinqerisht shpresoj që emri i Bekimit nuk është duke u keqpërdorur në lojëra partiake, por është zgjidhja përfundimtare e negociatave të LVV dhe LDK”, ka shkruar ai në Facebook.