Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thirrje për ndihmë: 5-vjeçarja Ajra ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit, ja si mund ta ndihmoni

Gazeta10
30 August 2026 - 17:39

Një apel për ndihmë vjen nga Kosova për vogëlushen Ajra, vetëm 5-vjeçe, e cila po përballet me një formë të rëndë të epilepsisë dhe ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit.

Sipas familjes, Ajra përjeton kriza të shpeshta epileptike, ndërsa barnat që po përdor aktualisht nuk po arrijnë t’i menaxhojnë ato.

Mjekët kanë rekomanduar vendosjen e një aparati VNS (stimulues i nervit vagus), ndërhyrje e cila synon të ndihmojë në menaxhimin e krizave epileptike.

Nëna e saj, Aida Fekaj, përmes një apeli drejtuar shqiptarëve kudo që ndodhen, kërkon ndihmë që vajza e saj të mund të marrë trajtimin e nevojshëm sa më shpejt.

“Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që të më ndihmoni për vajzën time, që ta dërgojmë jashtë vendit urgjentisht, që t’i bëhet operimi i aparatit Vagus, për menaxhimin e krizave”, shprehet ajo.

Sipas familjes, vetëm ndërhyrja kushton mbi 28 mijë euro, ndërsa së bashku me kontrollet dhe trajtimin, shuma e nevojshme arrin në rreth 30 mijë euro.

Familja thotë se jeton vetëm me ndihmë sociale dhe nuk ka mundësi financiare për ta përballuar këtë shpenzim të madh.

Për këtë arsye, apeli i nënës së Ajrës u drejtohet të gjithë shqiptarëve, bamirësve dhe njerëzve vullnetmirë që kanë mundësi të kontribuojnë për shërimin e vogëlushes.

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për Ajrën.

Edhe shpërndarja e këtij apeli mund të ndihmojë që mesazhi të arrijë te personat që kanë mundësi ta mbështesin familjen.

Të dhënat për ndihmë:

Përfituese: Aida Fekaj

Banka: TEB

IBAN: XK05 2014 0002 0307 9090

SWIFT: TEBKXKPR / TEBKXKPRXXX

Nr. i kontaktit me familjen: +383 044 610 114

https://www.gofundme.com/f/ndihm-per-ajren-e-vogel?attribution_id=sl:a394fb2a-019b-42be-8ce8-656bbe69bfb5&utm_campaign=unknown&utm_medium=referral&utm_source=widget

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.