Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti për javën e parë të shtatorit, vazhdojnë temperaturat e larta, por rikthehen edhe vranësirat dhe reshjet e shiut

Gazeta10
30 August 2026 - 18:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e hënë, 31 gusht, do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 29 deri në 34 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Të martën, më 1 shtator, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona ato mund të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale parashihen nga 11 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 33 gradë Celsius. Të mërkurën, më 2 shtator, fillimisht do të ketë diell dhe vranësira të pakta, por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Nga e enjtja deri të premten, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 31 gradë. Të premten, temperaturat minimale priten nga 10 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 32 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

E hënë, 31.08.2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të pranishme kryesisht përgjatë zonave malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa temperaturat maksimale ndërmjet 29 dhe 34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

E martë, 01.09.2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 33°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s.

E mërkurë, 02.09.2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.

E enjte, 03.09.2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27 dhe 31°C.

E premte, 04.09.2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27 dhe 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dheverilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.