Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

Gazeta10
30 August 2026 - 21:07

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur solidaritet me familjet e tyre, të cilat prej vitesh presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre.

OVL-UÇK-së në një reagim në Facebook ka theksuar se çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetet peng i heshtjes, kalkulimeve politike apo, siç thuhet në reagim, i shpërfilljes institucionale.

“Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë”, thuhet në reagimin e organizatës.OVL-UÇK ka kërkuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve, llogaridhënie dhe drejtësi për familjet e tyre”.

“Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, përfundon reagimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.