Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E diela e fundit e gushtit sjell fluks masiv, radhë kilometrike në Shëngjin – Balldren–Milot

Gazeta10
30 August 2026 - 23:24

E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë një mbingarkesë të madhe në rrjetin rrugor të Qarkut të Lezhës.

Fluksi i lartë i automjeteve të pushuesve që po largohen nga bregdeti pas përfundimit të fundjavës ka shkaktuar paralizim të qarkullimit dhe radhë të gjata kilometrike në akset kryesore lidhëse.

Situata më kritike raportohet në aksin rrugor Balldren–Milot, ku lëvizja e mjetit zhvillohet me ritme mjaft të ngadalta.

Paralelisht, vështirësi të mëdha qarkullimi ka edhe në rrugën që lidh plazhin e Shëngjinit me qytetin e Lezhës, ku prej disa orësh janë krijuar rradhë të gjata automjetesh.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimin e plotë të nyjave kryesore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ngritur pika kontrolli dhe orientimi në segmentet më problematike.

Efektivët ndodhen në terren për të lehtësuar rrjedhën e lëvizjes dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë./RTSH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.