Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksident mes tri veturave në Istog, gjashtë të lënduar

Gazeta10
04 January 2024 - 20:48

Në Istog ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona.

Foto nga vendi i ngjarjes

 “Sot pas orës 15:00 në Istog ka ndodhur një aksident mes tre veturave, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe po merren me ekzaminimin e rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.