Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jep dorëheqje drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku

Gazeta10
05 January 2024 - 10:34

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Mazreku përmes një postimi në Facebook.

Mazreku ka falënderuar Bankën Qendrore të Kosovës, për siç thotë mbështetjen që i kanë ofruar nën udhëheqjen e BKS-së. 

Mazreku thotë se për punën që është bërë në BKS do të flasë më vonë por që institucionin që e ka udhëhequr do të flas ditët tjera. 

Ai ka treguar edhe arsyen e dorëheqjes nga kjo pozitë.

“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.