Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lulzim Hetemi tregon se çka i kërkoi Kurtit, Sveçlës e Konjufcës

Gazeta10
05 January 2024 - 23:52

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pas shumë muajsh ka filluar të dalë jashtë objektit të komunës ku punon.

Ndërkohë, natën e Vitit të Ri, ai u vizitua në shtëpinë e tij nga kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministri Xhelal Sveçla.

Hetemi ka thënë se me ta kanë diskutuar për punën e bërë dhe ato që pritet të realizohen gjatë vitit 2024.

“Po, ke kryeministri, kryeparlamentari edhe Xhelali, ministri i Punëve të Brendshme. Kena diskutu për punën që kemi bërë në veri, në komunën e Leposaviqit, dhe punën që do ta bëjmë gjatë këtij viti në 2024”, ka thënë ai për Mitropol.

Hetemi tutje shtoi se ka kërkuar nga Kurti bashkëpunim dhe ndihmë në investime.

“Pati kërkesë, bashkëpunimin e kam kërkuar kryeministrin, e kërkova të na ndihmojë me disa investime, në bujqësi, Ministria e Bujqësisë, e z.Peci, e Infrastrukturës, ajo e z.Elbert Krasniqi”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.