Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërron jetë nëna e heroit Bajram Mazrekaj, kishte ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së

Gazeta10
06 January 2024 - 11:14

Është ndarë nga jeta nëna e heroit të kombit, Bajram Mazrekaj nga Vokshi i Deçanit. E ndjera njihej për ndihmën që ua dha disa ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i ushqyer me bukë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në orën 13:00 në varrezat e fshatit Voksh.

“Nëna heroinë, Nëna e heroit të kombit Bajram Mazrekaj, Nëna e cila rriti çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nje Nëne qëndrestare. Ajo përballoi shumë vështirësi në jetë, me plotë vuajtje e sakrifica, por gjithmone krenare dhe fisnike”, thuhet në njoftimin e ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Luftëtari, Bajram Mazrekaj luajti rol te rëndësishëm në krijimin e UÇK-së dhe shtrirjen e saj në terren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.