Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vendosi kurora lulesh në varrezat e Jasharajve në Prekaz, një muaj paraburgim për Nikolla Sanduloviqin

Gazeta10
06 January 2024 - 20:33

Prokuroria në Nish ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Nikolla Sanduloviqit.

Lajmi është konfirmuar nga avokati Cedomir Stojkoviq. 

Ai tha se mbi Sanduloviqin rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes kombëtare”, pasi i njëjti kishte vendosur kurora lule mbi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“PARABURGIMI Për shkak të vendosjes së luleve mbi varret e shqiptarëve në Kosovë, prokurori publik në Nish ka propozuar administrativisht masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Nikolla Sanduloviqit. Prokurori publik pretendon se “vënia e luleve mbi varret e shqiptarëve/familjes Jašari është kryerja e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal ”, ka njoftuar avokati Stojkoviq. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.