
Dogana e Serbisë ka thënë se në një veturë me targa të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar ka zbuluar arsenal armësh.
Në faqen e saj zyrtare, Dogana e Serbisë tha se vetura Audi A8 me targa të Kosovës kishte arritur në Merdar të shtunën rreth orës 11:30 dhe në të ishin dy pasagjerë nga Prishtina.
“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bënin kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën ulëset dhe nën kapakun e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë. Menjëherë pas zbulimit, doganierët u kanë dorëzuar policisë dy pasagjerët dhe është njoftuar prokuroria kompetente”, thuhet nga Dogana e Serbisë.
Ata kanë publikuar këto fotografi:
