
Sulmuesi i krahut, Marco Asensio, pritet të rikthehet në La Liga pas vetëm gjashtë muajve te skuadra e Paris Saint-Germainit. Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se Asensio ka gjasa të mëdha të transferohet te skuadra e Real Sociedadit gjatë këtij muaji.
Bëhet e ditur se Sociedadi po insiston në shërbimet e Asensios, i cili është i gatshëm të largohet nga Parisi për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij. Sociedadi po kërkon huazimin e Asensios deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e blerjes së tij në verë.
Asensio para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Parisit si lojtar i lirë dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2026.
Në dhjetë paraqitje në të gjitha garat ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime me fanellën e PSG-së. Në Spanjë, Asensio ka luajtur për Real Madrdin, Espanyolin dhe Mallorcan.