Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I plagosuri në Prishtinë dërgohet në QKUK, nga emergjenca flasin për gjendjen e tij shëndetësore

Gazeta10
11 January 2024 - 22:22

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Gazeta10 mëson se bëhet fjalë për Veton Gashin i njohur me nofkën ‘Canki’.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Agron Borovci për Gazeta10, ka bërë të ditur se një person ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

Tutje doktori kujdestar ne klinikën Emergjente, Ejup Govori për Gazeta10 ka treguar se gjendje e të plagosurit është stabile dhe është jashtë rrëzikur pë jetë sepse  ai ka plagosje në këmbë.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një pacient me plagë nga arma e zjarrit në ekstremitete të poshtme. Pra, lëndime në këmbë. Gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pacienti do të vazhdojë të marr tretman të mëtejshëm mjekësor”, tha ai për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
10 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.