Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kosova sërish nikoqire e “Defender Europe”

Gazeta10
12 January 2024 - 14:08

Kosova do të jetë sërish nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin 2025.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

“Po, Kosova do të jetë sërish nikoqire e Defender Europe, që do të organizohet në vitin 2025. Ndërsa sa për sqarimin tuaj të gjitha objektivat e FSK në Defender Europe 2023 janë përmbushur, i vetmi aktivitet që ishte anuluar vitin e kaluar në këtë ushtrim ka qenë DV DAY, dita kur para vizitorëve të shquar do të bëhej ekzekutimi praktik i ushtrimit si rikapitullim i të gjitha aktiviteteve që ishin realizuar gjatë gjithë ditëve të ushtrimit”, tha Gashi.

Kosova vitin e kaluar ishte përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe 2023” si masë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas tensioneve në veri të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.