Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadaj Bujupi i reagon Lutfi Hazirit: Mbështetja e qytetarëve për presidenten nuk është 8% por mbi 70%

Gazeta10
12 January 2024 - 19:15

Këshilltarja e presidents Osmani, Donika Kadaj Bujupi ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili tha se presidenten e mbështesin vetëm 8% e qytetarëve.

Kadaj Bujupi në rrjetin social Facebook tha se presidentja ka vlerësim të lartë sipas sondazheve të ndryshme që janë bërë në lidhje me të.

“Pak fact-checking ➡️ Sipas sondazhit të UBO-s dhe sondazheve ndërkombëtare në Kosovë, të cilat i kanë pa  të gjithë liderët partiak dhe ata të institucioneve, në pyetjen nëse Vjosa Osmani e meriton të vazhdojë punën si Presidente, 𝟳𝟭% janë përgjigjur se 𝗽𝗼, ndërsa vlerësimi për Presidencën si institucion është mbi 𝟲𝟮%.

Në vlerësimin se cfarë mendimi kanë për Presidenten Osmani në notën 1 deri 5, Presidentja ka vlerësimin më të lartë në Kosovë me 3.6, që në përqindje është 𝟳𝟮%.”

Tutje ajo ka thënë që një gjë e tillë e bërë nga Lutfi Haziri është lajm i rremë.

“Me gjasë ish-kryetari i Gjilanit e ka marrë si shumë seriozisht shprehjen “Fake it till you make it” Lute, shprehja nuk i aplikohet publikimit të lajmeve, se pastaj është veq Fake News. PS; Kushdo që dëshiron t’i shohë rezultatet e sondazhit, lajmërohuni dhe ua tregoj”, ka shkruar Kadaj Bujupi /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.