
Sulmuesi Moise Kean pritet të jetë lëvizja befasuese e Atletico Madridit në këtë afat kalimtar, ka shkruar “Marca” të dielën.
Mësohet se Atletico është favorit për shërbimet e sulmuesit italian, pasi ka parakaluar skuadrat tjera që gjithashtu ka shprehur interesim për 23-vjeçarin.
Atletico ka ofruar mbi 20 milionë euro, ndërsa Kean është i gatshëm të zhvendoset në Spanjë për shkak të minutazhës së vogël te Juventusi këtë edicion.
Ai ka vetëm 12 paraqitje deri më tani në Serie A, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Krahas Atleticos, Kean po kërkohet edhe nga Fiorentina, Monza dhe Rennesi i Francës.