Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zhduket një burrë dhe një grua, policia jep detajet e fundit

Gazeta10
15 January 2024 - 11:38

Dy persona janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Bëhet fjalë për një burrë nga Mamusha dhe një grua nga Gjakova, të cilët raportohet se janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta10.

Policia njofton se këto dy raste janë duke u hetuar.

“Mamushë – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjakovë – Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se që nga data e cekur viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.