
Një shpërthim është dëgjuar para pak minutash në veri të Mitrovicës.
Dyshohet se është hedhur një bombë.
Siç mësohet, dyshohet se dy person janë lënduar.
Ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë izoluar zonën.
Policia, konkretisht zëdhënësi në Mitrovicën e veriut, Veton Elshani ka thënë se njëri person ka lëndime me të rënda por jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth ores 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac në rr. Knjaz Millosh Mitrovice veri . Si pasojë e shperthimit janë demtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar njëri ka lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”,ka thënë ai.
Më poshtë mund të shihni video nga vendi i ngjarjes: