
Ish ambasadori i OSBE-së, William Walker ka treguar historinë e jetës së tij personale në emisionin Politiko.
Ai tregon se ka qenë i martuar dy herë deri më tani, raporton Gazeta10.
Walker tani ka vendosur që të martohet për të tretën herë.
“Është e vërtetë që do të martohem pas dy javësh, e di se të gjithë po bëjnë shaka që në moshën 88 vjeçare është e pazakonshme, por që Hasan Salihu do të jetë dëshmitarë është e vërtetë, por përveq tij do të jetë përcjellësi im edhe Florim Krasniqi”, tha ai në Politiko.
Ai tregon se edhe pas insistimit të shokëve të tij në Kosovë për tu martuar më një shqiptare, ai thotë se nuk është takuar asnjëherë me një shqiptare.
Gjithashtu ish ambasadori i OSBE-së thotë se do të kishte dëshirë të kishte një grua shqiptare, por që nuk gruan nuk e ka shqiptare./Gazeta10