
Gjatë ditës së sotme u raportua se janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese në Klinikën e Patologjisë në QKUK.
Ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese kanë përfunduar “pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara” në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se mjetet nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore.
Borovci tha se ekipet e Policisë tashmë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqeain rrezik pasi që janë materiale shkollore”, tha ai.