
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një nga dy të dyshuarit për ngacmim seksual ndaj dy viktimave të mitura në Istog, ku njëri nga ata është ende në arrati, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë vëllezër dhe kishin tentuar t’i mashtrojnë të miturat për t’i marrur në venturën e tyre.
Me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
“Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Gazeta10.