Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksion i policisë në Prizren, arrestohen tre persona

Gazeta10
18 January 2024 - 16:51

Tre persona janë arrestuar në rajonin  e Prizrenit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta10 prokurorja, Ervehe Gashi, e cila nuk ka dhënë detaje më tepër në lidhje me arrestimet.

“Po është e vërtetë që janë arrestuar tre persona në Prizren”, tha ajo.

Ndryshe, në media po raportohet se në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të autoshkollave dhe një person pjesë e një institucioni privat, i autorizuar për lëshim të certifikatave shëndetësore të nevojshme për pajisje me patentë-shoferë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.