Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis peticioni i qytetarëve për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci (FOTO)

Gazeta10
19 January 2024 - 9:58

Në Zveçan këtë të premte qytetarët kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e Ilir Pecit nga pozita e kryetarit të Komunës së Zveçanit.

Ata janë mbledhur në grupe të ndryshme, raporton Gazeta10.

Ndërkaq, përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që sot të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Afati i rregullt për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve nga lista e votuesve skadon të dielën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.