
Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder ishte bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për të bërë homazhe në përvjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit nga ku tha se Amerika është me fat që e ka këtë partneritet me Kosovën, raporton Gazeta10.
Grunder tha se është thellësisht mirënjohëse ndaj solidaritetit të Kosovës për këtë ceremoni në kujtim të 21 vjetorit të sulmeve që ndodhën në Kullat Binjake.
“Kam nderin që jam duke përfaqësuar qeverinë, popullin e ShBA-së në ceremoninë e sotme që po përkujton 21 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. I jemi thellësisht mirënjohës solidaritetit të Kosovës në përkujtimin e kësaj ngjarje të sulmeve të tmerrshme që na ndodhën në New York dhe morën jetën e 3 mijë vetave të pafajshëm. Përderisa jemi duke përkujtuar kalimin ne amshim të Elizabieta ll dëshiroj t’i kujtoj fjalët e saj kur ajo tha se “përvese nderojmë gjithë ata që kanë humbur jetën në të njëjtën kohë po nderojmë përkushtimin e komuniteteve që u zotuan për të rindërtuar jetët”, tha ndër të tjera Grunder./Gazeta10.