Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina, “superkampione” e Kosovës

Gazeta10
20 January 2024 - 13:11

Prishtina ka triumfuar në finalen e Superkupës së Kosovës dhe kështu feston trofeun e 30-të në historinë e saj.

Në finale, Prishtina u sfidua nga dy herë kampioni i Kosovës, Ballkani, të cilin e mposhti me rezultat prej 2-1.

Serinë e golave e hapi Egzon Sinani, gjersa për 2-0 shënoi sulmuesi Leotrim Kryeziu.

Epërsinë për Ballkanin e ngushtoi Krenar Dulaj por që nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën suharekase.

Për t’u përballur në finalen e Superkupës që u luajt në Antalia të Turqisë, Ballkani fitoi ligën gjatë sezonit të kaluar, gjersa Prishtina triumfoi në finale të Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit.

Ky është trofeu i 11-të i Superlupës në histori të Prishtinës, me herën e parë që triumfonte në vitin 1995.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.