Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qentë endacakë kafshojnë një qytetar në Prishtinë (FOTO)

Gazeta10
20 January 2024 - 16:55

Një qytetar i Prishtinës është kafshuar gjatë ditës së djeshme në këmbën e majtë nga qentë endacakë, raporton Gazeta10.

Viktima, që ka shkruar në faqen e emisionit “Ju flet Prishtina”, ka treguar se rasti ka ndodhur afër Shtëpisë së të Moshuarve në kryeqytet.

Ai thotë të jetë trajtuar në QMF 3, ndërsa thekson se është duke e vazhduar pastrimin e plagës.

“Deri kur kështu, të cenohemi nga lëvizja prej rrezikut që na vjen nga qentë endacakë”, është ankuar ai, duke dashur të mbetet anonim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.