Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Po kryhen hetime për vrasje të rëndë”, Policia tregon detaje për vdekjen e 18 vjeçarit nga Podujeva

Gazeta10
20 January 2024 - 22:20

Dy persona janë të arrestuar lidhur me vdekjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahut, i cili u rrah brutalisht më 14 janar në Podujevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Gazeta10 se dy të dyshuarit janë arrestuar në ditën kur ka ndodhur rasti dhe se po hetoheshin për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë”, tha Borovci.

Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’ përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën ‘Drenica’ në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë. Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Pas rrethanave të reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale në “Vrasje e rëndë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.