
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në Twitter pas sulmit të dytë kibernetik ndaj sistemit TIMS nga autoritetet iraniane, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se pavarësisht sulmit të rëndë, agresori nuk ia ka arritur qëllimit pasi nuk ka asnjë zhdukje apo rrjedhje serioze të të dhënave.
“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!”, ka shkruar Rama në Twitter./Gazeta10.