Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mërgim Pefqeli krenar me arritjen e tij si kapiten i Prishtinës

Gazeta10
21 January 2024 - 23:16

E diela e 21 janarit e sjellë një edicion special të emisionit “Kampionët”.

Kësaj here, “Kampionët” vjen tek ju, ekskluzivisht nga Turqia, aty ku është ‘zhvendosur’ futbolli kosovar.

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.

E me këtë shkas, ekskluzivisht për mikrofonin e Kanal10 ka folur edhe kapiteni i Prishtinës, Mërgim Pefqeli.

Ai ka thënë se është krenar se është pjesë e Prishtinës, madje edhe si kapiten i klubit nga kryeqyteti.

“Është privilegj, nder, kënaqësi që jam kapiten i klubit të Prishtinës, e sidomos në këtë periudhë kur isha unë që e ngrita në qiell trofeun e 30-të në histori” – tha Pefqeli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.