Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gentjan Mezani optimist për transferimet e reja

Gazeta10
21 January 2024 - 23:21

E diela e 21 janarit e sjellë një edicion special të emisionit “Kampionët”.

Kësaj here, “Kampionët” vjen tek ju, ekskluzivisht nga Turqia, aty ku është ‘zhvendosur’ futbolli kosovar.

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.

E me këtë shkas, ekskluzivisht për mikrofonin e Kanal10 ka folur edhe i SC Gjilani, Gentjan Mezani.

Ai ka thënë se është i lumtur me transferimet e reja dhe se është optimist për të ardhmen e tyre.

“Jam shumë i lumtur me marrëveshjet që kemi bërë gjatë këtij muaji. Kemi afruar lojtarë të rinjë që kanë potencial të madh për të ardhmen” – tha ai.

Mezani veçoi disa nga lojtarët dhe se çka pret nga ta për të ardhmen.

“Fatjon Bunjaku është një lojtar i ri që ka ardhur së fundmi dhe është një aset i dobishëm për ne, jo vetëm tani por edhe për të ardhmen. Tjetër lojtar që do të ketë minutazhë të kënaqshme është edhe Blendi Krasniqi. Me kualitetet e tij, besoj që do të jetë i vyeshëm për Gjilanin në pranverë” – përfundoi Mezani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.