
E diela e 21 janarit e sjellë një edicion special të emisionit “Kampionët”.
Kësaj here, “Kampionët” vjen tek ju, ekskluzivisht nga Turqia, aty ku është ‘zhvendosur’ futbolli kosovar.
Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.
E me këtë shkas, ekskluzivisht për mikrofonin e Kanal10 ka folur edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Ai thotë se “Intelektualët” janë ngutur me veprimet ndaj tij.
“Tifogrupi ‘Intelektualët’ janë ngutur me veprimet e tyre, kam marrëdhënie të mira me ta. Kërkesa e tyre ka qenë e parealizueshme. Ju siguroj atyre që nuk po më dëshirojnë se nuk do të japë doërheqje nga Drita” – tha ai.