Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sot mbahet samiti i BE-së në Shkup, pritet të ketë deklarata nga Kurti, Rama e Vuçiq

Gazeta10
22 January 2024 - 8:22

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë do të mblidhen sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot do të jetë nikoqir i takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Ai ka mirëpritur mbrëmë në një darkë pune në Shkup, liderët e vendeve të rajonit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, të dielën është shprehur i kënaqur që ka takuar kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës, Ramën e Kurtin, në prag të Samitit të BE-së në Shkup si dhe aleatë të tjerë.

Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media.

U fol për planin e zgjerimit të BE-së, krejt çka ndodhi dje në Shkup gjatë darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe O’Brienin

Deklarata për media pritet të kenë Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, , Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Serbisë,  Milojko Spajic, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi,  Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës,  Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Xhejms OBrajan, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.