Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion i Krimeve Ekonomike në veri, policia tregon ku ishte caku i bastisjeve

Gazeta10
22 January 2024 - 12:52

Një aksion i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është zhvilluar mëngjesin e sotëm në hyrje të Komunës së Zveçanit, konkretisht në një depo në të cilët dyshohet se kishte mall të kontrabanduar.

Lajmi është konfirmuar për Gazeta10 nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili tha se aksioni sapo ka përfunduar dhe nuk aktualisht nuk ka persona të arrestuar.

“Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bëri Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe Dogana ndërsa ne i kemi asistuar. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni sapo ka përfunduar ndërsa për konfiskime duhet pyetur DPP-ja”, ka thënë Elshani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.