Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të rajonit në Brdo-Brijon

Gazeta10
11 September 2022 - 15:58

Në një komunikatë për media është bërë e ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas presidentëve të shteteve të rajonit, do të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Brdo-Brijon, raporton Gazeta10.

“Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog”, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, takimi i Procesit Brdo-Brijon do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni nën udhëheqjen e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.