Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: Policia kufitare në Kamenicë operon pa armë të gjata, e turpshme për këtë qeveri

Gazeta10
23 January 2024 - 16:34

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Kamenicën, ku siç tha ai, është njoftuar se policia e kësaj zone kudirare participon vet për servisimin e automjeteve.

Haradinaj ka thënë se policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk ju lejohen armë të gjata.

“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata”.

“Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka thënë Daut Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.