Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dimitar Kovaçevski dorëzon dorëheqjen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gazeta10
25 January 2024 - 12:31

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e tij.

Më vonë pritet edhe dorëheqja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik.

Menjëherë pas kësaj do të njoftohet presidenti i këtij shteti Stevo Pendarovski, i cili të premten, pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, do t’ia caktojë mandatin kryeministrit teknik. VMRO-DPMNE opozitare ka përcaktuar mbrëmë kandidatët për ministra dhe zv.ministra në qeverinë teknike, raporton Klan Macedonia.

Seanca për votimin e qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut do të mbahet këtë dielë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.