
Zëvendësministri i Infrastrukturës i është përgjigjur videos së Daut Haradinajt ku ky i fundit ka kritikuar punimet në rrugën Klinë-Gjakovë duke i quajtur të turpshme se si janë lënë.
Pas kësaj videoje në emisionin Raport në Kanal10, Durmishi i është kundërpërgjigjur duke thënë se marre është ajo çfarë këta kanë bërë pasi rruga është nisur në qeverisjen e AAK-së e cila ka pasur shumë probleme si projekt.
“Përgjigjia ime është “Marrja e Zotit çka kanë bo këta”, sepse këtë projekt e ka nis Pal Lekaj e ka nis si projekt elektoral. Asnjë studim fizibiliteti nuk e qet që rruga Dollc-Gjakovë është me katër korsi, pra ka mund të bëhet vetëm rehabilitimi i asaj rruge, por për efekte elektorale e ka nis pa projekt fare. Ka nënshkru kontrata pa projekt, ka nënshkru kontrata pa elaborat shpronësimi dhe ende nuk është marrë asnjë vendim për shpronësime për rrugën Gjakovë Dollc . Nuk niset rruga me punu, hajde po e fillojmë rrugën se nashta qytetarët na lejojnë me punu, dhe tash lypin me jau zgjidhe krejt ato probleme të cilat i kanë shkaktu.”