
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se tashmë ka synim që LDK-në ta dërgojë në shifër një shifrore në zgjedhje.
Selmanaj thotë se VV e kishte linquar për punën e të pagjeturve, meqë siç thotë Selmanaj Qeveria Hoti e kishte vendosur si temë të parë në proces të dialogut.
Deputeti i LDK-së shkruan se kur sot Bislimi u përball me pyetjen e deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, për deklaratat e tij të mëhershme se “Me VV-në në Qeveri s’do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit”, Bislimi ka zgjedhur që të përgjigjet sikur çështja në fjalë të jetë pjesë e strategjisë zgjedhore.
Tutje, Selmanaj tha se kushdo që provon të bëjë politikë me të pagjeturit, hakmarrja e tyre do t’i ndjekë kudo.
“Ju kam thënë edhe para 4 vitesh në Kuvendin e Kosovës dhe po e përsërisë edhe sot ‘Kushdo që provon të bëjë politikë me temën e të pagjeturve, ne mund edhe mos dijmë t’ua kthejmë, por rujuni nga zoti dhe gjaku i atyre…hakmarrja e tyre do ju ndjekë pas kudo që jeni!”.