
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.
Intervistë ekskluzive, informata të reja rreth kategorizimit të federatave sportive dhe ligjit të sponsorizimit. Të gjitha këto në një emision të vetëm.
Të ftuar këtë herë në studion e emision më të shikuar në vend janë: zv. ministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, gjersa në pjesën e dytë të ftuar janë: Avni Haxhiu, Kujtim Zebica dhe Elvira Dushku.
Në lidhje direkte janë të ftuar Safet Gërxhaliu dhe Remzi Ejupi.
Në diskutim e sipër, zëvedësministrja Osmani tha se Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e basketbollit kanë fituar shifra milionëshe.
“Nga ligji i sponsorizimit, federatat sportive gjatë vitit 2023 kanë fituar mbi 15 milionë euro” – tha ajo.
Tutje, zëvendësministrja e MKRS-së ka thënë se nga kjo shumë, më përfitueset janë FFK-ja dhe FBK-ja.
“Nga 15 milionë euro, FFK-ja ka fituar 6 milionë euro, gjersa FBK-ja ka fituar 5.8 milionë euro nga ligji i sponsorizimit” – përfundoi ajo. /Gazeta10/