
Një grua ka raportuar në Polici se ka pranuar monedha nga 2 euro të falsifikuara në Ferizaj.
Sipas policisë rasti ka ndodhur më 30 janar në Ferizaj.
“Ferizaj 30.01.2024-08:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë pranuar monedha të metalta nga 2€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.