Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fillon mësimi në gjimnazin “Ismail Qemali” në Komunën e Kamenicës

Gazeta10
12 September 2022 - 8:54

Në emisionin e Mëngjesi me Arben Ahmetin, është raportuar se ka filluar mësimi në gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë, raporton Gazeta10.

Gazetarja nga terreni, Egzona Shala, raportoi këtë me lidhje direkte ku tha se nxënësit  e kësaj shkolle kanë filluar mësimin nga ora 08:00.

“Procesi mësimor ka filluar nga ora 8 e mëngjesit, ku nxënësit ishin duke pritur para shkollën e tani të gjithë janë të nëpër klasa, ne kemi biseduar edhe me drejtorin e kësaj shkolle Selaim Klaiqi, i cili ka hezituar të prononcohet para kamerës për shkak të presionit të madh nga SBASHKU, ndërkaq ai na ka premtuar se do të ketë një deklaratë për televizionin e Kanal10.”, tha ndër të tjera.

Tutje gazetarja tregoi se sipas drejtorit shumica e nxënësve iu kanë përgjigjur thirrjes për mbajtjen e mësimit.

“Jemi njoftuar nga ai se janë 30% e nxënësve të cilët nuk kanë ardhur në shkollë, ndërkaq janë 90% e nxnësve të cilët I janë përgjigjur thirrjes për mbjatjen e mësimit.”/Gazeta10.

https://youtu.be/TiOzFDnv-OQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.