
Përderisa tërheqja ruse në rajonin e Kharkivit vazhdon, një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se më shumë se 40 vendbanime janë çliruar tani, shkruan CNN News, transmeton Gazeta10.
“Ne mund të shpallim zyrtarisht çlirimin e më shumë se 40 vendbanimeve. Situata po ndryshon jashtëzakonisht shpejt dhe ka shumë e shumë vendbanime të tilla [të ç’pushtuara]. “, tha Roman Semenukha, Zëvendës Shefi i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv.
Semenukha tha se 40 u referoheshin vetëm atyre vendeve ku situata ishte plotësisht nën kontroll, dhe kishte më shumë ku ishte ngritur flamuri ukrainas.
“Situata është dinamikisht pozitive. Dhe me të vërtetë situata po ndryshon,” tha ai.
Semenukha tha se ishte e gabuar të sugjerohej se rusët thjesht po largoheshin. “Ka beteja të ashpra, të ashpra në shumë zona të frontit dhe gjithçka është shumë, shumë e vështirë. Nëse flasim për komponentin ushtarak, atëherë duhet të keni vetëm durim”, tha ai, shkruan CNN News, transmeton Gazeta10.