Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti mirëpret ambasdoren e Izraelit, diskutojnë për mundësinë e organizimit të një Forumi Ekonomik

Gazeta10
01 Shkurt 2024 - 16:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Siç njofton Qeveria, në takim u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë.

Po ashtu i diskutua rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë.

Më tej, Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit.

Kryeministri gjithashtu i shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.