Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

E rëndë: Ky është burri që dyshohet se u vra aksidentalisht nga djali në Bjeshkët e Strellcit

Gazeta10
23 July 2026 - 16:37

Sh. H. është burri që dyshohet se u privua aksidentalisht nga jeta këtë të enjte në Bjeshkët e Strellcit në Deçan.

I dyshuar për vrasjen është djali i viktimës, E. H., i cili është arrestuar nga forcat e policisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, është shprehur Rugova.

E lidhur me rastin tragjik detaje ka dhënë edhe Prokuroria e Pejës.

“Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë zëdhënësi Shkodran Nikçi,

Ai ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori.

Një i vrarë në një stan në Strellc të Deçanit, Policia dyshon se rasti ndodhi aksidentalisht mes familjarëve

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.