
Ka nisur takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor i njohur si procesi i Brdo-Brionit.
Para takimit, të gjithë pjesëmarrësit kanë bërë një fotografi të përbashkët. Nga Kosova po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani e cila ka shpërndarë momentin e pritjes nga dy presidentët dhe poztën e përbashkët. Ajo është lënë në rreshtin e dytë.
Aty duken edhe presidenti shqiptar, ai serb Vuçiq dhe i Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë, Dodik. /Gazeta10.