Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK/ Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

Gazeta10
22 September 2026 - 12:48

Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po vijojnë për aferën e AKSHI-t.

Me vendim të GJKKO, u caktua masa “arrest në shtëpi” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe pezullim nga detyra, ndërsa ndaj ish kreut të Policisë, Ilir Proda, u ushtruan kontrolle në banesën e tij.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ndaj Hysenit rëndojnë dy akuza, nxjerrje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi dyshohet se ka favorizuar në arrati Ergys Agasin, që u arrestua pak javë më parë.

Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluci, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, administrator i agroturizmit “Kodra e kuajve” në Durrës.

Sulejmani punonte si administrator në një lokal në bllokun qeveritar dhe dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Agasit, për të fshehur gjurmët që ai frekuentonte këto ambiente.

“Prokurorët kanë kërkuaar arrest në burg për Fatjon Kallucin, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, pronar biznesi në Durrës, i cili rezulton se punonte në një lokal në bllokun qeveritar dhe dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin e arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët që Agasi kishte frekuentuar këto ambiente. Janë duke vijua kontrolle në disa baza dhe biznese në Durrës”, tha ajo.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.